Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Donald Trump ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
“Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme, një forcë e madhe në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese, nënë dhe mike e kujdesshme. Ivana Trump i mbijetoi komunizmit dhe përqafoi Amerikën. Ajo i mësoi fëmijët e saj për guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë. Do t’u mungojë shumë tre fëmijëve dhe dhjetë nipërve të saj”, tha familja Trump në një deklaratë.