Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ndërron jetë kardiologu i parë matjanë, Besim Hoxha. U shërbeu pacientëve 46 vite

20:58 / September 3, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spitali Burrel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot ndërroi jetë kardiologu i parë matjanë, Besim Hoxha. Qindra banorë të Burrelit dhe fshatrave të Matit, mjekë, kolegë, zyrtarë lokal, i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes Hoxha dhe kanë theksuar se kontributi i mjekut të palodhur ka qenë mjaft i madh.

Mjeku u lind në Fullqet te Matit. E nisi punën në vitin 1973 në spitalin e Burrelit si mjek i përgjithshëm patolog. Nga viti 1975 deri në Tetor 1976 kreu detyrën e shefit të shëndetësisë në rreth. Nga janari 1978 deri në qershor 1979 kreu specializimin për mjek kardiolog dhe emërohet kardiologu i parë në spitalin e Burrelit. Nga viti 1980 deri me 1984 Hoxha shërbeu si shef i patologjisë dhe nga viti 1985 deri ne 1993 kreu detyrën si drejtor i drejtorisë së mjekimit. Edhe pas daljes në pension ai udhëtonte herë pas here nga Durrësi për në qytetin e Burrelit, për t’u shërbyer atyre.

Mjeku Besim Hoxha gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari. Kudo, jo vetëm në Mat flitet me respekt për mjekun që iu gjend pranë pacientëve deri në momentet e fundit të jetës së tij. /tirananews.al/

besim hoxha nderroi jete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.