Ish kryeministri i Kinës Li Peng, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare, bën të ditur media shtetërore kineze.
Li vdiq të hënën në Pekin, nga një sëmundje e paspecifikuar, thotë agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua.
Ai shërbeu në disa poste kyçe në Kinë në vitet ’80- ’90. Gjithë bota e njeh si “Kasapi i Pekinit”, për shkak të rolit të tij në protestën prodemokratike në Sheshit Tiananmen në 1989. Ushtarët vranë qindra civilë të paarmatosur.
Ishte Li ai që urdhëroi forcat të shtypnin protestuesit. Më pas ai mbrojti këtë veprim të tijin si një hap “të nevojshëm”.
