Mjeku popullor nga Mirdita, Nikoll Pershqefa ka ndërruar jetë sot në moshën 71-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij Gjergj Marku përmes një postimi në rrjetet sociale.
Nikollë Përshqefa merrej me përpunimin e bimëve, duke i kthyer ato në ilaçe shëruese për njerëzit. Ai ka qenë shqiptari i vetëm që ka sfiduar sëmundjen e parkinsonit. Në Mirditë të gjithë e njohin Nikollën për lidhjen e ngushtë me natyrën dhe bimësinë. Ai njihet gjithashtu si një njeri me zemër të madhe, pasi shumë nga ilaçet e tij i jepte falas për të varfrit.
