Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndërron jetë nga COVID Ndrec Përkeqi, komandati i batalionit të tankeve në luftën e Kosovës

11:12 / November 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndrec Përkeqi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një moshë të re është ndarë nga jeta ushtaraku Ndrec Përkeqi. Sëmundja e rëndë e mori në moshën 55 vjeçare, ndërsa kishte mbi supe një karrierë të gjatë e të suksesshme në sektorin ushtarak.

Ndrec Përkeqi do të mbahet mend gjatë për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë luftës së Kosovës, i cili në pozicionin e komandantit të batalionit të tankeve të përqëndruara në Kukës, ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në operacionet humanitare dhe ushtarake, madje duke strërvitur, mbështetur e trainuar kontigjente njerëzore që ishin inkuadruar në luftën për clirimin e Kosovës.

Ndrec Përkeqi ka kryer shkollën 8-vjeçare në vendlindje, Lëkundë, Selitë; shkollën e mesme mekanike bujqësore (1984) në Durrës dhe Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve (1984-88), në specialitetin tankeve. Ka kryer Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Forcave të Armatosura në Tiranë (2008-2009), si dhe disa kurse kualifikimi brenda e jashtë vendit, kryesisht në Turqi.

Ka punuar si komandant toge e kompanie në Divizionin e Peshkopisë (1988-94), specialist stërvitje e gatishmërie, shef teknike, shef shtabi batalioni e komandant batalioni në Brigadën e Tankeve Laç, Kurbin (1994-1999, 2001-2003). Gjatë luftës së Kosovës (shkurt–maj 1999) ka kryer detyrën e komandantit të batalionit të tankeve të përqendruar në Kukës, duke stërvitur dhe ndihmuar në operacione të ndryshme. Nga viti 2003 ka punuar shef personeli në repartin e zbulimit në Tiranë, instruktor zjarri, shef zbulimi në Shkollën e Trupës, oficer shtabi koordinator në Komandën Mbështetëse, zëvendës komandant batalioni i armatim-municionit, komandant i qendrës së kontroll lëvizjes dhe specialist për menaxhimin e pajisjeve tokësore në Qendrën e Menaxhimit të Materialeve dhe Laboratorit Qendrorë të Forcave të Armatosura.

Nga viti 2017 e në vazhdim ishte përgjegjës sektori në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.