Për investimin 2 miliard dollarë të Portit të Durrësit nga Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, është folur në median prestigjoze CNN. Mohamed Alabbar në intevistën për CNN teksa e quan vendin tonë “Europa e re” thotë se të gjithë indikatorët që të investojë në vendin tonë janë pozitivë. Ai thotë se ka parë te ne qeverinë e cila punon ditë e natë që të jetë pjesë e BE.

“Europa  e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe shoh çpo ndodh me qeverinë dhe sa e vështirë është që të lëvizë përpara, doja që të isha atje. Sepse të gjithë indikatorët janë pozitivë. Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike, qeveria punon ditë e natë që të jetë pjesë e europës së vërtetë.

I pyetur lidhur me reputacioni negativ që ka vendi jonë për trafik troge, korrupsion, ai tha se këto i përkasin të shkuarës dhe se Shqipëria ka bërë hapa para për forcimin e demokraciosë dhe përthithjen e investimeve të huaja. Këtu shtoi se ai nuk  do që thjesht të ndihmojë në rindërtimin por edhe ta fusë vendin tonë në hartën e përthithsjes së investimeve të tjera të huaja.

“Fatmirëisht Shqipëria ka një të shkuar për shkak të qeverive në të shkuarën. Ata duhet të rriten jashtë kësaj.Të gjithë indikatorët janë shumë pozitivë për mua prandaj jam duke bërë këtë projekt dhe jam shumë krenar që jam i pari.

Rindërtimi po ndodh tani dhe shpresoj që të kontribuojmë jo vetëm në rindërtim por edhe për të futur Shqipërinë në hartë që të ftohen të tjerë investitorë”, shtoi ai.

Porti i ri Turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare. Kjo ka qenë deklarata mbrëmë nga Durrësi e Kryeministrit Rama gjatë prezantimit të masterplanit për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan. Gjatë fjalës së tij Rama tha se projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë dhe se do të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here