Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ndërtimi i rrjetit për furnizimin me ujë të zonave bregdetare, Balluku: Rrit cilësinë e shërbimit për banorët dhe turistët

17:01 / July 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 07 11 161249
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zona bregdetare e Draleos, Drimadhes dhe Dhërmiut shumë shpejt do të ketë një furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, falë projekti që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve është duke zbatuar. Investimi nis në zonën e Tragjasit, ndërsa përmes rrjetit të ri që po ndërtohet do të bëhet e mundur furnizimi i zonës bregdetare me ujë të pijshëm. Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj ishin në zonën e Dukatit ku po punohet për ndërtimin e rrjetit të ri të transmetimit të ujit.

Balluku tha se ky është një ndër projektet e rëndësishme që AKUK është duke zhvilluar pasi i shërben një prej zonave kryesore turistike. “Nga Dukati do të furnizojmë me ujë zonën e Palasës, Dhërmiut, Gjilekës, Kondraqit, të gjithë pjesën e konsideruar si një nga zonat zhvillimore më të rëndësishme të nuklave të turizmit në jug, që tashmë edhe me tunelin e Llogarasë do të zhvillohet akoma dhe më tepër për shkak të aksesit infrastrukturor që ka”, bëri të ditur Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal më tej tek reforma që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ku ka një përmirësim të dukshëm të të gjithë treguesve, por mbi të gjitha edhe të shërbimit ndaj qytetarëve. Balluku theksoi gjithashtu se po punohet edhe për uljen e humbjeve teknike, një problematikë e mbartur në vite në këtë sektor.

“Që reforma është e mirë, këtë nuk e diskuton më askush, sepse flasin numrat, flasin shifrat dhe kur flasin shifrat dhe kur ke përmirësim të kushteve financiare të këtyre ndërmarrjeve të cilat ishin kthyer në ndërmarrje debitore të cilat krijonin vetëm probleme për palët e treta, duke nisur nga OSHEE-ja, duke nisur me taksat lokale dhe gjithçka tjetër, është e padiskutueshme. I referohemi shifrave, kemi përmirësim të kushteve financiare, kemi përmirësim të shërbimit, kemi përmirësim të fizibilitetit të investimeve dhe siç e the edhe vetë, kemi një koordinim të jashtëzakonshëm të projekteve”, deklaroi Balluku.

Ndërtimi i rrjeti të furnizimit me ujë të zonave bregdetare, Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi është një projekt i shtrirë në dy bashki, Vlorë dhe Himarë. 2300 banorë, 3200 punonjës që shërbejnë në njësitë hoteliere të zonës si dhe më shumë se 65 mijë turistë do të jenë përfitues të këtij investimi.

belinda balluku ujë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026

Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet ton

11:15 / October 13, 2026

Përjashtimi me 60 ditë i Bardhit dhe Balliut, Tabaku: Vendim i papranueshëm, shkel Rregulloren e Kuvendit

11:02 / October 13, 2026

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në/ Kryeministri Rama në Luksemburg në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare

08:34 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.