Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndërtues në Shqipëri, trafikant në Spanjë! SPAK i sekuestron 23 prona dhe miliona euro bosit

12:59 / July 24, 20237 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 sioe 1659009233
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm në lidhje me proçedimin pasuror nr.7 të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 21.07.2023 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.22 datë 27.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe konkretisht të pasurive:

Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Njësia Administrative Nr.11, Bulevardi “Lord Bajron”, banesë private Nr.14, Tiranë, me kapital 30 100 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasen K. Gj., me ortak të vetëm shtetasin Anton Gjinaj, vlera e kapitalit 30 100 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100, me status “Aktiv”.
Shoqëria “DEIZI – M” shpk, me NIPT Nr.L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Njësia Administrative Nr.2, Bulevardi “Bajram Curri”, Qendra Galeria “ETC”, Hyrja B, Tiranë, me kapital 10 000 000 lekë, me likuidator të shoqërisë shtetasin E. Pjetri, me ortak të vetëm shtetasin Anton Gjinaj, vlera e kapitalit 10 000 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100, me status “Shoqëri në likuidim e sipër”.
Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Fashati Ahmetaq, Fushë-Prezë, Tiranë, me kapital 100 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasin Anton Gjinaj, me ortak të vetëm shtetasin Anton Gjinaj, vlera e kapitalit 100 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100, me status “Pezulluar”.
Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr.J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Mengaj, Kavajë, me kapital 30 980 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasin Anton Gjinaj, me ortak shoqërinë “ALESIO 2014” shpk, vlera e kapitalit 23 232 000 lekë, numri i pjesëve 23 232, pjesëmarrja në përqindje 74.99% dhe ortak tjetër Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, vlera e kapitalit 7 746 000 lekë, numri i pjesëve 7 746, pjesëmarrja në përqindje 25%, me status “Aktiv”.
Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr.K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Njësia Administrative Nr.11, Bulevardi “Lord Bajron”, banesë private Nr.14, Tiranë, me kapital 100 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasin Elton Pjetri, me ortak shoqërinë “ALESIO 2014” shpk, vlera e kapitalit 100 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100%, me status “Aktiv”.
Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr.L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Rruga e “Durrësit” (zona e ish-fushës së aviacionit), Pasuria Nr.1/284, Vol.13, Fq.42, ZK8210, Tiranë, me kapital 1 000 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasen K. Gj., me ortak shoqërinë “ALESIO 2014” shpk, vlera e kapitalit 1 000 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100%, me status “Aktiv”.
Pasuri Nr.10/587, me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, në emër të shtetases R. Gjini (bashkëshortja e subjektit nën hetim pasuror).
Pasuri Nr.10/303+1-12, me sipërfaqe totale 120 m2, apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë në emër të shtetases R. Gjini (bashkëshortja e subjektit nën hetim pasuror).
Pasuri Nr.1/357, me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Rruga “Irfan Tomini”, Tiranë në emër të shtetasit P. Kola, (bashkëshorti i shtetases K. Gj., vajza e subjektit nën hetim pasuror).
Pasuri Nr.25/32, me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, blerë në shumën 4 000 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M.
Pasuri Nr.25/30, me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Rruga “Fadil Rada”, Tiranë, blerë në shumën 42 000 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M.
Pasuri Nr.25/28, me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, blerë në shumën 22 750 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M.
Pasuri Nr.25/23, me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Pasuri Nr.25/33, me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Pasuri Nr.3/283, me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë Tiranë, blerë në shumën 13 245 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Pasuri Nr.3/283-ND, me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Pasuri Nr.3/169-ND, me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Pasuri Nr.598/47, me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë, blerë në shumën 1 157 000 euro, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Pasuri Nr.21/17, me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, blerë në shumën 1 157 000 euro, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI, në emër të shtetasit F. Murati.
Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, në emër të shtetases R. Gjini (bashkëshortja e subjektit nën hetim pasuror).
Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe, në emër të shtetases K Gj. (vajza e subjektit nën hetim pasuror).
Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSWAGEN”, modeli “GOLF”, në emër të shtetasit P. Kola (bashkëshorti i shtetases K. Gj., vajza e subjektit nën hetim pasuror).
Nga aktet e administruara rezulton se me vendimin Nr.9 të vitit 2010, të Gjykatës Provinciale të Alicante,me seli në Elce, Spanjë është deklaruar fajtor i pandehuri Pashuk Gjini dhe është dënuar me 8 vjet e 9 muaj burgim për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Po kështu, rezulton se shtetasi Pashuk Gjini ne muajin Qershor te vitit 2006 në bashkëpunim me pjestarë të tjerë të grupit kriminal, shtetasit Eduart Shehi, Matijas Fernadez, Maxim Antonov, Roy Evans, Edwin Dubbelman, Pieter Cornels dhe persona te tjerë të paidentifikuar, kanë trafikuar në Spanjë një sasi prej 50 kg e 610 gram lëndë narkotike të llojit ‘’heroinë’’, me një vlerë tregu prej 1 941 623 Euro. Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit rezulton se shtetasi Pashuk Gjini me datë 17.02.2011, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini), i biri i Ndue dhe i Prendë, i datëlindjes 08.04.1966, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, identifikuar me numër personal ID G60408041I dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

Hetimet pasurore në lidhje me këtë proçedim pasuror janë kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shërbimet e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë, nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.