Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ndërtuesit e Portit të Durrësit janë vëllezërit Kariç”, Berisha: Atdheu i Ramës është Beogradi

13:11 / November 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha jashte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Diskutimet në Kuvend janë të forta. Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e shkurtër në seancën plenare, tha se Porti i Durrësit është një mega aferë korruptive në shërbim të interesave strategjike të Serbisë. Nëse Rama tha se deputetët e PD-së janë pa atdhe, Berisha tha se atdheu i Ramës është Serbia.

“Zonja përmendi këtu 2013, ajo që mund tu them shqiptarëve është se pasi kanë marrë 9 vite me radhë mbi 500 mld lekë çdo vit borxh dhe kanë rritur borxhin nga 62.4* në 107*, këta vjedhës nuk janë në gjendje tu nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite përveç pasurimit të tyre. Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiçit. Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç. Pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, dhe tani bëjnë biznes me Edi Ramën. Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Europë. I një njeriu që për të mbushur xhepat dhe për interesat strategjike të Vuçiç, i shkatërron vendit, portin mijëravjeçar. Flamuri i tij është flamuri i Serbisë. Flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi“,-tha në Kuvend.

Ndërsa për gazetarët jashtë sallës plenare, Berisha theksoi edhe se mega afera në Durrës është ajo që bashkon Ramën, Vuçiç dhe Lukashenkon. “Epiqendra janë vëllezërit Kariç që njihen si portofoli i Lukashenkos, kompanitë e Dragomirit e të gjithë familjes Kariç kanë qenë kompani mbizotëruese në këtë vite në Bjellorusi dhe në Beograd. Këto kompani janë sanksionuar ashpër nga e gjithë bota e lirë. Transaksioni ishte vetëm formal dhe paratë i mari Emaar-i i Ramës. Kështu që ndërtuesit e vërtetë janë vëlllezërit Kariç”.

Edi Rama Sali Berisha vëllezërit Kariç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

Rama mbërrin në Kuvend mes tensioneve dhe bllokimit të seancës

14:56 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.