Ambasada amerikane në Tiranë, pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, më 10 qershor, ka këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin zonën përreth stadiumin pasi “do të ketë turma të mëdha”. Ambasada kërkon nga qytetarët amerikanë të kenë kujdes dhe i njofton se disa rrugë do të jenë të bllokuara.
“Të premten, më 10 qershor 2022 – do të zhvillohet ndeshja e UEFA Europa Nations League ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në Arenën Kombëtare të Tiranës, “Air Albania Stadium”. Autoritetet njoftuan se rrugët përreth stadiumit “Air Albania” do të bllokohen dhe do të vendosen postblloqe policie duke filluar nga ora 16:00 deri në fund të ndeshjes (ndeshja është planifikuar të fillojë në 20:45).