Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ndëshkim për prindërit që lejojnë fëmijët të punojnë

21:16 / March 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femijet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke filluar nga data 28 Mars, prindërit që do të lejojnë fëmijët e tyre të punojnë do të kallëzohen penalisht nga shërbimet sociale të bashkive, madje duke rrezikuar edhe burg. Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hyn në fuqi në datën 28 Mars dhe ka për qëllim të identifikojë dhe ndihmojë fëmijët që punojnë apo ata që ndodhen në situatë rruge.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar një vendim që synon të identifikojë, ndihmojë dhe referojë rastet e fëmijëve të shfrytëzuar ekonomikisht, përfshirë edhe ata që ndodhen në situatë rruge. Për zbatimin e këtij vendimi parashikohen të ngrihen në çdo bashki grupe pune, që do të operojnë në terren, ndërsa shërbimet shoqërore, ngarkohen të përpilojnë një herë në vit hartën e zonave të riskut.

Skuadrat në terren kanë për detyrë që të vëzhgojnë fëmijët në mjedisin ku punojnë ose qëndrojnë në rrugë, të mbledh informacion për gjendjen familjare të tyre,  si dhe të informojë prindërit apo kujdestarët  për alternativat e mundshme të ndihmës. Vendimi u jep atyre të drejtë të kryejnë kallëzimin penal ndaj prindërit, kujdestarit, apo çdo personi tjetër, në rastet kur fëmija vijon të jetë në situatë rruge edhe pas njoftimit të punonjësve social.

Ndërkohë me përgjegjësi ngarkohet edhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është struktura kryesore për identifikimin e rasteve të fëmijëve që shfrytëzohen ekonomikisht. Të dhënat e OSBE, lidhur me këtë fenomen janë alarmante. Rezulton se në vendin tonë janë afro 50 mijë fëmijë të cilët detyrohen nga kushtet ekonomike apo prindërit për të punuar, ndërsa mosha minimale për punësim në Shqipëri është 16 vjeç.

femijet ndeshkohen prindërit shfrytezojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

BE drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët, Von der Leyen: Duhet t’u ofrojmë një fillim më të sigurt në botën online

14:08 / July 13, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.