Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Ndezën” Shëngjinin për të përfituar kullota, dy të arrestuar për zjarret

09:33 / August 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarri Shengjin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zjarret në malet e Shëngjinit kanë qenë të qëllimshme dhe për këtë janë vënë në pranga autorët e dyshuar.

Sipas policisë së qarkut të Lezhës, dy persona i kanë vënë flakën për hapje kullotash për bagëti, por përmasat kanë djegur disa hektarë bimësi e pisha duke rrezikuar banesa.

“Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, rreth orës 21:45 datë 22 gusht, në Malin e Shëngjinit tek ” Lugu i Lemes”, dyshohet që i kanë vënë zjarrin malit me qëllim hapjen e kullotave për bagëtitë dhe prerjen e lëndëve drusore për shitje, zjarr i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa e jetë njerëzish”, thuhet në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia identifikon dhe arreston në flagrancë autorët e dyshuar të vënies së zjarrit në Malin e Shëngjinit

Zjarr i dyshuar i vënë për qëllime përfitimi, hapje kullotash për bagëti etj, i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa

Proçedohet edhe një shtetas tjetër për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke afër banesës së tij

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të çdo personi për zjarrvënie të qëllimshme apo edhe nga pakujdesia që shkaktojnë dëme, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit M.I. 34 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe A.U. 24 vjeç, banues në Shëngjin.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, rreth orës 21:45 datë 22 gusht, në Malin e Shëngjinit tek ” Lugu i Lemes”, dyshohet që i kanë vënë zjarrin malit me qëllim hapjen e kullotave për bagëtitë dhe prerjen e lëndëve drusore për shitje, zjarr i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa e jetë njerëzish.

Veprat penale ” Shkatërrim prone me zjarr” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 151 – 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u referuan materialet hetimore për proçedim penalisht edhe ndaj shtetasit K.M. banues në Tresh – Lezhë, sepse dyshohet që i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke rreth 500 m2 ku nga zjarri është djegur edhe rrethimi me shkurre i stanit të bagëtive të tij.

Vepra penale ” Shkatërrim prone me zjarr ” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Materialet procedurale hetimore në ngarkim të shtetasve lartpërmendur, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

kullota Shengjin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.