Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ndihma ekonomike, në Tiranë përfitojnë 2924 familje

09:22 / January 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
keshilli bashkiak tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet më 31 janar dhe një nga vendimet që pritet të miratohen është dhe ndihma ekonomike për 2924 familje në kryeqytet.

Mes personave që përfitojnë këtë ndihmë janë ata me status jetimi, viktima të dhunës në familje, individë viktima të trafikimit apo dhe familjet me shumë fëmijë.

“Kanë aplikuar për ndihmë ekonomike 2470 familje. Individë me statusin e jetimit 283 persona, me një fond 849000. Individë viktima të trafikimit 5 persona, me një fond 15000 lekë, lista bashkëlidhur. Individë viktima të dhunës në familje 93, me një fond 279000, lista bashkëlidhur”, – thuhet në vendimin nr.1 të datës 15 janar 2019.

Në këtë të fundit bëhet me dije se nga kjo ndihmë ekonomike do të përfitojnë edhe: Individë prindër të fëmijëve të lindur: trinjakë 17 familje, me një fond 153000 lekë. Katërnjakë 4 familje, me një fond 64000 lekë. Pesënjakë e më shumë njëherësh 1 familje, me një fond 25000 lekë. Fëmijë në kujdestari të një familje kujdestare 48 aplikime, me një fond 432000 lekë.

Fëmijë me aftësi të kufizuar në kujdestari 3 aplikime, me një fond 30000 lekë. Në mbledhjen e 31 janarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, pritet të miratohet edhe projektvendimi për pagesën e personave me aftësi të kufizuar, si dhe miratimi i kompensimit të çmimit të energjisë elektrike për kategoritë përfituese. Gjithashtu do të jenë në shqyrtim edhe projektvendimet për miratimin e familjeve përfituese dhe fondit nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind si dhe miratimin e listave të nxënësve të arsimit parauniversitar si dhe studentëve të arsimit të lartë që do të përfitojnë bursa për vitin mësimor 2018-2019.

ndihme ekonomike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.