Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndihma juridike falas nga shteti, ndryshon vendimi për OJF-të

20:55 / February 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Drejtesia SPAK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi për organizatat jofitimprurëse të autorizuara për të dhënë ndihmë juridike flas për kategorinë që nuk përballon këtë shërbim do të ndryshojë. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim vendimin e rishikuar i cili sipas relacionit synon  të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj OJF-ve.

Përmes kësaj parashikohet të lehtësohen procedurat dhe mënyra e ofrimit të shërbimit publik, duke thjeshtëzuar procedurat dhe lehtësuar barrën e tyre për marrjen e autorizimin nga Ministri i Drejtësisë për ofrimin e ndihmës juridike.
“Ky projektvendim ka si qëllim rishikimin VKM nr. 55/2019, në kuadër të procesit të derregullimit me qëllim lehtësimin e procedurave dhe përmirësimin i jetës së përditshme të subjekteve të ndryshme në marrëdhëniet me administratën publike, për të reduktuar maksimalisht burokracinë, si dhe për t’i kursyer subjekteve private burime financiare dhe njerëzore” nënvizon gjithashtu relacioni.

Vendimi parashikon ndryshime në disa pika të tilla si rastet e mospranimit të aplikimit ndaj një OJF-je dhe hapat që hidhen ku nuk bëhet më ankesë pranë Ministrisë por në Gjykatën administrative.

“Gjithashtu, njoftimi dhe arsyetimi i aktit administrativ është një detyrim që organi publik e ka në çdo rast dhe nuk varet nga kërkesa e palës për ta arsyetuar aktin dhe më pas njoftuar atë, aq më tepër kur parashikohet ankimi ndaj aktit. Rastet kur aktet nuk kërkohen të arsyetohen janë përcaktuar në nenin 101 të KPA dhe rezulton që nuk jemi në kushtet e përcaktuara prej tij” thuhet në relacion.

Nga ana tjetër, parashikohet edhe ndryshimi i pikës 14 të vendimit, në lidhje me afatin e vlefshmërisë së autorizimit të dhënë nga Ministri i Drejtësisë. Ky ndryshim vjen pas propozimit të përcjellë nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, si dhe në kuadër të procesit të derregullimit.

Një tjetër element që zgjidh ndryshimi i vendimit është ajo për autorizimet që u mbaron afati në shtator 2024. Sipas dokumentit gjatë vitit 2022 janë autorizuar 15 OJF nga Ministri i Drejtësisë, autorizimi i të cilave përfundon më datë 27.09.2024. Procesi i financimit të OJF-ve për vitin 2024 do të cenohej sepse ato nuk do të kenë autorizim të vlefshëm për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2024.

Tashmë propozohet që autorizimi të mos ketë një periudhë vlefshmërie pasi kriteret ligjore të parashikuara në ligjin për ndihmën juridike verifikohen nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas duke i hequr kështu barrën OJF-ve të autorizuara për të riparaqitur kërkesat për autorizim, pas mbarimit të afatit të vlefshmërisë së tij.

juridike ndihma vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.