Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Ndihmat, deri në fshatrat më të thellë”, Çako: Janë trajtuar 70 mijë familje! Pampuri: Bëni transparencë e anuloni PPP-të

23:39 / March 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile, tha në emisionin “Pa Protokoll” se janë ndihmuar me ushqime, medikamente dhe shërbimet të tjera familjet në nevojë deri në fshatrat më të thellë. Por kjo nuk është e besueshme për ish deputeten e PD, Orjola Pampuri, e cila tha se në televizione shohim plot denoncime ku familjet nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe nuk kanë çfarë të hanë.

Çako u shpreh në një lidhje telefonike se deri tani janë ndihmuar mbi 70 mijë familje me ndihma ushqimore, medikamente dhe shërbime të tjera duke ia çuar familjeve në nevojë dhe pensionistëve në shtëpitë e tyre. Çako tha se shërbimet e tilla të grupeve të punës janë kryer deri në fshatrat më të thella dhe se puna vijon çdo ditë me shpërndarjen e pakove ushqimore.

Jemi në gjendje të jashtëzakonshme ku qeveria ka marrë vendimin e duhur në kohën e duhur si dhe masat menjëherë pas shpalljes së pandemisë nga OBSH. Të gjitha struktura në të gjitha bashkitë, njësitë administrative, prefekturat dhe fshatrat më të thella janë asistuar deri në 63 151 familje, 9 385 persona për të cilët është asistuar me ndihma të ndryshme mjekësore dhe ushqimore si dhe 7 824 persona me shërbime të tjera. 70 mijë familje janë ndihmuar, ku të gjitha strukturat e ngritura dhe grupet e punës shkojnë deri në fshatrat më të thella. Janë ndihmuar pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe shtresat vurnerabël”, tha Çako

Puna e qeverisë me ndihmat e familjeve në nevojë deri në fshatrat e thella nuk u besua shumë nga ish deputetja e PD-së, Orjola Pampuri e cila tha se vetëm në 3 ditët e fundit janë të shumta kronikat apo ankesat e qytetarëve në telefonin e saj që kërkojnë nevojat bazë për të mbijetuar. Ajo kërkoi transparencë nga qeveria për shpërndarjen e ndihmave ushqimore si dhe ajo të hiqte dorë nga të gjitha koncesionet në mënyrë që paratë t’i përdoreshin për familjet që kërkojnë të mbijetojnë në  këto ditë të vështira.

“U bënë tre ditë radhazi që shoh kronika të trishta të pensionistëve të cilën u është vonuar apo nuk u ka ardhur pensioni apo familjet në nevojë nuk kanë marrë ndihma ushqimore. Janë rreth 70 mijë familje të cilat janë përjashtuar nga ndihmat ekonomike, janë dhe rreth 300 mijë familje të cilat kanë nevojë për ndihmat se duan të mbijetojnë. Ne nuk kemi asnjë lloj transparence se kush do t’i përfitojë ndihmat dhe si do të shpërndahen. Kemi familje të pamundura, me aftësi të kufizuar, familje që jetojnë me një prind, kemi pensionistët që kanë nevojë për mbështetje. Tre ditët e fundit kam pasur telefonata që më kërkonin ndihemë me ushqime që të mbijetonin. Ne nuk jemi Suedia, por përballë një nevoje bazike ne nuk kemi pse mbajmë koncesionet dhe të lëmë mënjanë bukën e qytetarëve. Ne duhet të shprehemi se heqim dorë nga të gjitha koncesionet për t’i zhvendosur ato për nevojat bazike të qytetarëve që sot është nevoja për ushqim. Po të ishte PD në pushtet do i anulonte këto koncesione në këtë situatë ku mbijetesa me bukë ëhstë parësore”, tha Pampuri.

70 mije Çako ndihmat pampuri transparence
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.