Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ndihmë financiare për punonjësit e kombinatit mekanik në Poliçan, Peleshi: 83.8 milionë lekë për detyrimet e prapambetura

15:45 / April 17, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka aprovuar sot, projektvendimin për propozimin e projektligjit: “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”.

Gjendja financiare e vështirë e ndërmarrjeve ushtarake, veçanërisht e Kombinatit Mekanik Poliçan, ka detyruar qeverinë të marrë masa për zgjidhjen e problemeve të mbartura për punonjësit dhe ish-punonjësit e këtij kombinati.

Ministri Peleshi pas mbledhjes së qeverisë theksoi se me aprovimin e këtij ligji në Kuvend, Ministria e Mbrojtjes do të sigurojë financim prej 83,800,000 lekë për Kombinatin Mekanik Poliçan për të mbuluar detyrimet e prapambetura të pagave të punonjësve. “Në total, 131 ish-punonjës dhe punonjës (127 ish-punonjës dhe 4 punonjës) do të përfitojnë nga ky fond për të mbuluar detyrimet e prapambetura në paga dhe kontribute shoqërore dhe shëndetësore për periudhën 2017-2023”, u shpreh ministri Peleshi.

Projektligji që propozohet për miratim në Kuvend pas vendimit të sotshëm, përcakton kushtet dhe procedurat për realizimin e këtij financimi për Kombinatin Mekanik Poliçan. Ministri Peleshi u shpreh se ky hap i rëndësishëm shënon një ndihmë të rëndësishme për punonjësit dhe ish-punonjësit e kombinatit, duke adresuar një problematikë të vjetër dhe duke sjellë një ndryshim pozitiv në jetën e tyre.

kombinati mekanik në Poliçan peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.