Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Ndihmoi atletët rusë të vazhdonin garat me doping, gjykata franceze burgos ish-shefin e Federatave të Atletikës

23:38 / September 16, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diack l
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Telashe për ish-shefin e Asociacionit Ndërkombëtar të Federatave të Atletikës, Lamine Diack, i cili u shpall fajtor për korrupsion. Një gjykatë në Francë e dënoi me katër vjet burg dhe me një gjobë prej 500.000 euro. Diack u gjet fajtor për përfshirje në një skemë të ryshfetit, që u ka mundësuar atletëve rusë, të cilët ishin pezulluar për shkak të dopingut, t’i vazhdonin garat, përfshirë edhe Lojërat Olimpike në Londër, më 2012.

Prokurorët thanë se Diack ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 3.45 milionë eurosh nga atletët e dyshuar për doping dhe i ka paguar zyrtarët e tjerë të Asociacionit Ndërkombëtar të Federatave të Atletikës për të ndihmuar në mbulimin e skandalit.

Gjatë gjykimit, ai i mohoi akuzat për korrupsion, por pranoi se ka ngadalësuar trajtimin e rasteve të dopingut në Rusi, në periudhën 2011-2013, për të shpëtuar një marrëveshje sponsorizimi me një bankë ruse dhe për të shmangur skandalin publik. Përveç tij pjesë e skandalit është përfshirë edhe djali i tij, Papa Massata Diack i cili është pezulluar përjetësisht nga atletika në vitin 2016 dhe është dënuar me pesë vjet burgim.

burgos doping garat ruse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.