Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndihmuan pronarin të fshehë trupin, pranga 2 punonjësve të hotelit në Dhërmi

09:10 / June 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3384
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka arrestuar dy punonjës të hotel Greccia në Dhërmi, si bashkëpunëtorë nëvrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi. Ata kanë ndihmuar bashkëpronarin e hotelit që të fshehin trupin e viktimës. Në pranga kanë rënë Daniel Qose dhe David Larti.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin e pajetë të shtetasit E. N.

Lexo edhe :

Related Posts

  • hoteli
    Mallkimi i hotelit ''Greccia'' ku ndodhi vrasja e Eraldos, është një biznes i larë në gjak dhe më parë
  • Muhamet Rrumbullaku
    Vrau shokun në hotel dhe u arratis drejt Greqisë, Rrumbullaku: Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të tij

Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi G. Sh., në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Në funksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasin G. Sh., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe për shtetasit D. Q. dhe D. L., për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

Dhërmi trupi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, arrestohet 27-vjeçari që u konfrontua me këshilltarin demokrat

21:18 / November 10, 2025

SPAK e thërret për 21 Janarin, Ngjela: Berisha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet

19:27 / November 10, 2025

Kreu 20 ditë burg, Sarkozy thyen heshtjen pas lirimit: E vërteta do të triumfojë!

19:10 / November 10, 2025

Zaloshnja: 2/3 e votuesve të PD nuk votuan të dielën, kurse 8/10 e socialistëve votuan në shi e rrebesh

18:51 / November 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.