Këtë të martë në Beograd kanë mbërritur 30 mjete të blinduara luftarake, BRDM-2, si dhuratë nga Rusia. Kjo është pjesë e marrëveshjes së arritur mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij serb Aleksandër Vuçiç ku parashikohej ndihma ruse për armatimin e ushtrisë së Serbisë.
BDRM-2 është një makineri e rëndë ushtarake me një mitralozë të kalibrit 14.5 mm. Këto plumba së pari janë përdorur në Luftën e Dytë Botërore për shkatërrimin e tankeve.
Gjithashtu në të gjenden edhe armë standarde për personelin e tankut. Në kushte lufte kjo makineri shoqërohet me këmbësori si mjet i lëvizshëm dhe është treguar shumë i dobishëm në kohë lufte për shkak të lëvizshmërisë së mitralozit.
Kjo makineri është përdorur për qëllime të ndryshme tek pothuajse të gjitha ushtritë e vendeve që kanë qenë pjesë e Paktit të Varshavës.
