Policia e Durrësit bën të ditur se ka vënë në pranga një 24-vjeçar i cili ndiqej prej javësh pasi kishte informacion se shpërndante kokainë.
Atij i janë sekuestruar 11 doza, një peshore elektronike, dy automjete dhe dy telefona celularë, si dhe një sasi parash të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Policia tha se i arrestuari është shtetasi me inicialet E. P., 24 vjeç, banues në Durrës.
Pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën 11 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat i shiste kryesisht në lagjen nr. 1, Durrës.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 peshore elektronike, 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
