Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ndjesë për Sami Repishtin, dhe një porosi për demokratët

16:26 / December 1, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
repishti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ervin Salianji

Sami Repishti iku nga kjo botë, pa i kërkuar falje. Ne si shoqëri, si vend, patëm gati 3 dekada e gjysëm në dispozicion, po nuk ishim në gjendje të artikulonim një mea-culpa. Edhe pse zoti i dha atij një shpërblim, i dha 99 vite jetë, duke na vënë si të thuash në provë, ndërgjegjen, kulturën, maturinë tonë, ne prapë dështuam. Po në radhë të parë, qeverisja e sotme, pasardhësja biologjike, ideologjike dhe mentale e xhelatëve të tij.

Sami Repishti qe një disident mirëfilli. Vuajti burgje e internime në komunizëm, pasi dalloi shpejt se çfarë regjimi po instalohej pas luftës dhe nuk u pajtua, sëbashku me intelektualë e përfaqësues të klerit. U arratis, dhe ja doli të realizohej nga ana akademike. Po asnjë moment nuk reshti së përpjekuri për Shqipërinë dhe Kosovën. Shqiptari i parë që dëshmoi në kongresin amerikan. Aktivist i palodhur, erudit, një fisnik i rrallë. Janë shumë të përndjekur që prej moshës po largohen, dhe ne ende si shoqëri nuk e kemi shlyer detyrimin ndaj tyre.

U bënë dy muaj në qelinë numër 6 në burgun e Fierit, për shkak të një denoncimi publik. Një burgim politik, 35 vite pasi e lamë pas diktaturën që këtë lloj ndëshkimi e kishte rutinë. E kam më të qartë tani, për ta kuptuar se ç’kanë vuajtur Sami Repishti e mijëra të tjerë që patën të njëjtin fat, e madje edhe më të kobshëm, për të vetmin faj, për shkak të mendimit, të ndërgjegjes, të fjalës. E burgosura e madhe del shoqëria, ne si vend që ende nuk kemi pjekurinë dhe ndriçimin, për të thënë; më fal. Vura re reagimet qeveritare pas vrasjes së 14 vjeçarit te shkolla “Fan Noli”.

Qëndrime agresive, armiqësore, fajësim dhe akuzim i të gjithëve. Pa kursyer as viktimën. As të plagosurin, as familjarët e tyre. Një stad politik primitiv. Luftë dhe shkatërrim i atij që ngre zërin, që nuk pajtohet, që kërkon transparencë, apo që guxon të hedhë hije dyshimi ndaj autoritetit. Nuk e ndjen Ministri i Brendshëm, as ajo e Arsimit, të kërkojnë një ndjesë. Por nxjerrin armët dhe godasin e damkosin këdo që i konteston. Sepse ata janë engjej, të mbrujtur në virtyte, të pagabueshëm, janë të rënë nga qielli.

Pra askush të mos guxojë t’i kontestojë. Ky model, nën shembullin e shefit të madh, është i neveritshëm. Është një nga gjërat që ka zgjatur shumë më tepër sa mund ta durojë ky vend. E zhveshur nga ky sens minimal reflektimi, politika ka mbetur më e prapambetura në shoqëri. Asnjë rrotacion nuk do të ishte i mjaftueshëm, nëse kjo kulturë në vetvete nuk ndryshon.

ndjese Salianji Sami Repishti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si reagohet paqësisht ndaj dikujt me Molotov në dorë?

15:42 / October 17, 2026

Shqipëria ka nevojë për paqe sociale dhe shtet të fortë ligjor

12:15 / October 17, 2026

Proporcionaliteti nuk mund përdoret për të legjitimuar dhunën

20:19 / October 16, 2026

Sa vlen një polic dhe sa vlen një huligan?

19:30 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.