Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ndjesia e Rozi Kostanit: Djali kishte ca flutura në stomak…

15:38 / November 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kostani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për regjisoren Rozi Kostani, adoleshenca e parë është një nga periudhat më të frikshme që iu ndodh fëmijëve, pikërisht momenti kur sapo hyjnë në pubertet. Siç shpjegon ajo në “Gjenerata Alfa” nga “E Diela Shqiptare”, ata mendojnë që prindërit s’do t’i kuptojnë dhe mbyllen në vetvete. Për ta përcjellë më konkretisht, regjisorja ndan një episod me djalin kur ai sapo kishte nisur të ndiente “fluturat” e para të moshës.

Rozi Kostani: Kam parë që kishte një tërheqje dhe kishte një komunikim të dyfishtë, pra ndryshe ishte më vete, atë syrin e fshehur dhe ndryshe me mua. Vigjilenca nuk i shpëton dhe i them hajde të flasim.  Flasim dhe po, çuni im ishte i vogël dhe kishte një drithërimë, kishte ca flutura në stomak dhe i fshihte. Unë po kuptoja që ishte shumë i shqetësuar dhe thashë çfarë ka, çfarë po ndodh?

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte?

Rozi Kostani: 11 e gjysmë, 12, akoma s’i kishte bërë 12.

Fleura Shkëmbi: Puberteti.

Rozi Kostani: Po, tamam puberteti dhe i kishin filluar fluturat dhe ai ishte herë agresiv, herë kështu timid dhe s’po kuptoja ndryshueshmërinë e emocioneve, thashë ka një gjë që nuk shkon. U përpoqa me disa mënyra, ai u bë më hermetik. Atëherë i thashë të ulemi përballë njëri-tjetrit dhe do të më  thuash çfarë? “Jo”, tha, “se është një gjë edhe jo shumë e keqe, edhe jo shumë e mirë”.

Fleura Shkëmbi: S’dinte t’i jepte emër as vetë që të ta tregonte.

Rozi Kostani: Po dhe i thashë po s’ka problem fare. Pastaj, kush e definon të keqen? Kush e definon të mirën? Kush e përcakton, hajde ta diskutojmë dhe ta gjejmë kush është. Ai më tha që “unë jam  lidhur me një gocë dhe e tha me gjysmë zëri”. Unë “ua”, u gëzova shumë dhe tha “po gëzohesh, si po gëzohesh, mamatë e shokëve të mi kanë ulëritur se nuk është e drejtë, nuk je ti gati për këtë gjë”. Kush tha?  kush jemi ne që mund të gjykojmë a je ti gati apo jo? Ai është proces njerëzor dhe nëse ty të lind një ndjesi duhet vetëm ta përjetosh, ta përqafosh, asgjë më tepër dhe përse mos ta thuash? 

ndjesia rozi kostani stomak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.