Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ndodh edhe kjo, Romeo ”heq” brekët dhe i futet Rozës në krevat: Do mërzitet Heidi, zhvishu dhe eja

11:24 / February 16, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 02 16 112310
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një situatë e pazakontë ka përfshirë shtëpinë e ”Big Brother Albania VIP 3” mbrëmjen e djeshme, me protagonistë Romeo Veshajn dhe Roza Latin. Romeo në bashkëpunim me Fationin kanë thurur një truk, duke pretenduar se aktori do t’i futej Rozës në shtrat pa të mbathura. Aktori ka mundur të futet në krevat dhe më pas ka fluturuar tutje mbi kokën e moderatores njëpalë të bokse, duke pretenduar se ndodhej në shtrat lakuriq. Me ta parë, Roza është tmerruar duke i bërë thirrje që të ndalej, mirëpo Romeo nuk është ndalur aty. Në një moment ai ka rrëmbyer jastëkun e moderatores duke e vendosur në mes të shalëve.

Roza: O Zot, nuk mund ta besoj.

Romeo: Ky është jashtëku jot. Mos, më lërë të fle tani. Natën.

Roza: Sille. Sille jashtëkun tim.

Fationi: Ata u takuan tani.

Romeo: Natën shpirti, mosss. Mos i fut duart. A më the që nuk e kishe problem.

Roza: Unë e kisha problem.

Romeo: Jo ti më the që do të fus duar tani këtej dhe se nuk e kishte problem.

Duke qenë se nuk mund të shpëtonte dot jastëkun e saj, Roza ka shpërthyer në ulërima duke i nxjerrë inatin Romeos dhe qëlluar atë me shuplaka. Në kundërpërgjigje aktori e ka sfiduar që nëse mundej të zhvishej dhe të futej edhe ajo me të në krevat.

Romeo: Mos, por jo mos se s’ka problem. Se mos heqësh batanijen. Do jastëkun, merre jastëkun. Merre shpirti. A do vish? Hajde. A vjen dot? Nuk vjen dot.

Roza: Unë s’vij dot? Unë s’vij dot?

Romeo: Futu, futu. Futu moj. Hajde.

Roza: Aaaa, nuk mund ta besoj. Nuk mund ta besoj. Romeo Veshaj, e more jashtëkun tim dhe e fute në mes këmbëve vëlla. E bëre vërtetë ti?

Romeo: A do futesh sepse më the që do të futesh. Futu që të shikojnë edhe këta që ti nuk ke frikë.

Roza: Po nuk futem dot kështu unë.

Romeo: Mirë zhvishu dhe futu. Ika unë natën. Po deshe futu, po deshe fli në divan.

Vesa: Roza a the po qe se erdhi Romeo Veshaj në krevatin tim, çfarë do ti bëj unë nuk e di ai. Se njeh bishën time.

Rike: Ehh të gjithë thonë ashtu.

Romeo: Kam një propozim, a do të ndryshojmë krahë?

Roza: Joooo, ik andej.

Moderatorja nuk e ka lejuar Romeon t’i zinte krahun e krevatit, duke u ankuar se ai i hodhi të mbathurat mbi kokë.

Roza: Pse mi hodhe të mbathurat në kokë?

Romeo: Ndjesë, ndjesë. Ma pranon ndjesën? Sigurisht që ma pranon sepse më ke shokë krevati.

Roza: Mirë, mirë. Mirë, mirë. Nuk kam të brendshmet e duhura që të fle në shtrat kur kam vizitor mor vëlla.

I indinjuar me gjithçka ndodhi, Roza është përbetuar se ka për t’ja hequr jorganin Romeos gjatë natës duke e lënë cullak. Nga ana tjetër, aktori është shtirur sikur po reflektonte në të gjithë budallallëkun që sapo bëri, ndërsa në një moment pretendon se gjithë skena mund të afektojë Heidin.

Roza: Por, po s’ta ngrita jorganin gjatë natës.

Romeo: Po jo se do të shtrëngojë kështu që të mos e ngresh.

Roza: Ti do të më shtrëngosh mua? Por si? Pa brekë do të më shtrëngosh.

Romeo: A e shtypje ti, a mbështeteshe? Se ça po më thoshe…

Roza: Po mbështetem. Ah Rromeo, Rromeo.

Romeo: Kam frikë se do të më mërzitet Heidi po u fut kjo…

Roza: A e mendove këtë punë?

Romeo: E mendova, e mendova… Po budalla aman, ke parë budalla ti?

Fationi: E ka bërë qëllimisht.

Roza: Po qëllimisht e ka bërë, për të më ngritur mua nervat.

Më vonë, ka qenë Erjola që i ka dhënë fund lojës duke zbuluar se gjithçka ishte një rreng i organizuar nga Romeo në bashkëpunim me Fationin. Moderatorja vuri në dijeni Rozën se Romeo nuk ishte kurrësesi pa të mbathura dhe se aty po shtirej për show.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

romeo Roza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stine flet ‘pa doreza’: “Nuk e di nëse do marr më pjesë në festivale!”

22:58 / July 16, 2025

Paqe mes Wanda Narës dhe Icardit, çfarë marrëveshje arriti modelja me ish-kapitenin e Interit

22:34 / July 16, 2025

Arbana Osmani flet për ndërhyrjet estetike

17:36 / July 16, 2025

Modelet takime speciale në burgje me të fortët

14:08 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.