Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Klinë, ka akuzuar kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj, që ka shtruar asfalt në një fshat që i përket Komunës së Malishevës, dhe atë e ka shtuar me buxhet të Klinës, prej 50 mijë eurove, shkruan Gazeta Metro.
Kryetari Elezaj, ka bërë asfaltimin e 400 metra rrugë në një fshat që i përket komunës së Malishevës, sipas tyre, kryetari ka keqpërdorur afërsisht 50.000 euro nga buxheti i taksapaguesve të Klinës.
“Asfaltojnë rrugë në Komunën e Malishevës! Stapanica, fshati fatlum, me dy kryetarë, z. Begaj dhe z. Elezaj. Ky i fundit duke mos ditur kufijtë e Komunës të cilën e udhëheq dhe ngarendur për të rehatuar militantët partiak, asfalton afërsisht 400 metra rrugë në këtë fshat që i përket Komunës së Malishevës, duke keqpërdorur afërsisht 50.000 euro nga buxheti i taksapaguesve të Klinës”, thuhet në reagimin e PDK’së.