Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ndodh për herë të parë që nga fillimi i luftës, Ukraina i jep goditjen drastike Rusisë

22:40 / May 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të shtunën, forcat ajrore ukrainase njoftuan se kanë rrëzuar një raketë hipersonike ruse mbi Kiev, duke përdorur sistemet amerikane Patriot të mbrojtjes ajrore, në atë që shënon rastin e parë të Kievit për të diktuar një nga raketat më moderne të Moskës.

Komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk, tha në një postim në rrjetin Telegram se raketa balistike e tipit Kinzhal ishte diktuar në një sulm gjatë natës së 4 majit, në kryeqytetin ukrainas. Kjo është gjithashtu hera e parë që bëhet e ditur se Ukraina ka përdorur sistemet Patriot të mbrojtjes.

“Po, ne e rrëzuam raketën unikale Kinzhal”, shkruante zoti Oleshchuk. “Kjo ndodhi gjatë sulmit të natës më 4 maj në qiellin e rajonit të Kievit.”

Ai tha se raketa Kh-47 u lëshua nga një avion MiG-31K nga territori rus dhe u rrëzua me një raketë Patriot. Kinzhal është një nga armët më të fundit dhe më të përparuara ruse.

Ushtarakët rusë pohojnë se raketa balistike e lëshuar nga ajri ka një rreze veprimi deri në 2,000 kilometra dhe fluturon me një shpejtësi 10 herë më të madhe se shpejtësia e zërit, duke e bërë të vështirë zbulimin e saj.

Ndërthurja e shpejtësisë hipersonike me pjesën e përparme të rëndë të raketës, bën të mundur që Kinzhal të shkatërrojë objektiva shumë të fortifikuara, si bunkerë nëntokësorë apo tunele malore. Ushtria ukrainase është shprehur më parë se i mungonin armët e duhura për të zbuluar raketën balistike Kinzhal me shpejtësi shumë të madhe.

Ukraina mori dërgesën e parë të sistemit të raketave Patriot në fund të prillit. Nuk ka të dhëna për numrin apo ku janë vendosur, por dihet se ato janë siguruar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Holanda.

Lufta Rusia ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.