Djegia e mobiljeve që mund të shkaktojë ndonjë i ftuar në shtëpinë tuaj, payshim mund të jetë ndër problemet më të sikletshme me të cilat duhet të përballeni. Vjen një lajm i mirë për ju.
Nuk është nevoja të shqetësoheni më pasi e kemi zgjidhjen për ju.
Një ndër mënyrat më efikase për të përballuar këtë situatë është që në vendin e djegur, shumë shpesh të hidhni hidrogjen. Një tjetër mënyrë është edhe fërkimi i mobiljes me limon dhe ekspozimi më pas në diell.
Kur të qitni hidrogjen në vendin e djegur është shumë me rëndësi që më parë të dini a lëshon materiali ngjyrën, sepse në atë mënyrë mund të bëni dëm më të madh.
Kur të aplikoni hidrogjenin fërkojeni. Më pas shpërlajeni por një procedurë të tillë kryejeni disa herë.
Tek shenjat e djegura mund të përdorni edhe patate.
E gjitha që duhet të bëni është të fërkoni një copë patateje. Më pas pritni pjesët e djegura me gërshërë. Një metodë e tillë mund të përdoret kryesisht kur digjet tapeti.