Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Ndonjëherë hamë darkë, ndonjëherë jo”, jetesa e vështirë në Afganistan pas ardhjes së talibanëve në pushtet

14:32 / August 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
afganistan2 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mesditë, Shakeela Rahmati nis ecjen e gjatë nga shtëpia e saj në një lagje të varfër drejt kodrave të Kabulit.

Gjatë rrugës, gra të tjera i bashkohen qetësisht. Do iu duhen 3 orë për të mbërritur në qendër të qytetit. Por çdo ditë ato i udhëheq uria që i gërryen dhe nevoja për të ushqyer fëmijët e tyre.

Destinacioni i tyre është një furrë buke, një prej të shumtave në Kabul ku gratë kanë nisur të grumbullohen pasditeve të vona, duke pritur me durim për ndonjë prej blerësve që mund t’iu japë pak bukë.

“Ndonjëherë hamë darkë, ndonjëherë jo”, thotë Rahmati. “Situata ka qenë keq për tre vjet, por viti i fundit ishte më i keqi. Bashkëshorti im u përpoq të shkonte në Iran për të punuar, por u dëbua”.

Kombet e Bashkuara shprehen se thuajse gjysma e vendit po përballet me urinë akute. Një raport i muajit Maj nga Komiteti Ndërkombëtar i Refugjatëve thotë se 43% e popullsisë së Afganistanit mbijeton me më pak se një vakt në ditë, ndërsa e afganëve që u vëzhguan e renditën ushqimin si nevojën parësore.

Jashtë Ministrisë së Jashtme, një murale e madhe, e përzier me anglishten, citon qëndrimin zyrtar taleban: “Emirati Islamik i Afganistanit dëshiron marrëdhënie pozitive dhe paqësore me botën”.

Por një vit pas ardhjes në pushtet, qeveria talibane nuk është njohur ende nga asnjë shtet i botës. Një nga çështjet më kryesore për Perëndimin është margjinalizimi i qeverisë ndaj minoriteteve dhe grave, të cilave iu është ndaluar arsimi i mesëm.

Në dyqanet e Kabulit, tezgat rënkojnë nga prodhimet e freskëta. Problemi, thonë shitësit, është se shumicës së njerëzve nuk ia mban xhepi për t’i blerë. “Çmimi i miellit është dyfishuar. Çmimi i vajit të gatimit është më shumë se i dyfishuar”, thotë një prej tyre.

Pak metra më tutje, një djalë i vogël mbledh mbeturina plastike nga një kosh për t’i shitur. Ndihma humanitare vetëm po blen kohë, por nuk sjell zhvillime, të ardhura apo punësim.

Teksa netët në Kabul po nisin të bëhen të ftohta e ditët të shkurtohen, frika mes punonjësve humanitarë është se dimri i ardhshëm do të jetë më i keq se i shkuari.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.