Një mega operacion është finalizuar në Itali. 202 persona janë arrestuar në operacionin kundër organizatës kriminale “Ndrangheta” ndërsa 254 të tjerë janë nën hetim. Sipas mediave italiane, janë dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit, nga të cilët 139 janë lënë në burg, 50 në arrest shtëpie dhe 12 në detyrim paraqitje.
Mes të arrestuarve është dhe kryebashkiaku i qytetit Rendes, Marcello Manna dhe dy këshilltarët Francesco De Cicco dhe Pino Munno. Nuk dihet ende arsyeja për cfarë veprash penale akuzohen këta të fundit.
Hetimet mësohet se janë zhvilluar nga viti 2017 deri në nëntor 2021 përmes përgjimeve, ndjekjes, videofilmave, përgjimeve elektronike dhe deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
