Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ndreca kritikon retorikën e gjyqtarëve për pagat: Rama nuk goditi asnjë gjykatës

22:22 / February 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndreca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Plarent Ndreca ka komentuar debatin e fundit mbi pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke theksuar se ato janë të lidhura drejtpërdrejt me pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë. Duke folur në emisionin “Now”, Ndreca u shpreh se është e rëndësishme që pagat dhe përfitimet të mos cënohen.

Nga ana tjetër, ai kritikoi retorikën e përfaqësuesve të gjyqësorit, duke nënvizuar se kryeministri, si aktor politik, ka një rol dhe përgjegjësi të ndryshme nga ato të gjyqtarëve.

“Pagat dhe përfitimet kanë një qëllim, për të ruajtur statusin e gjyqtarit, për të ruajtur pavarësinë, integritetin dhe mënyrën se si punojnë. Dhe përfitimet janë kompetencë ekskluzive e ekzekutivit. Financat janë kompetencë ekskluzive kushtetuese ekzekutiv legjislativ. E rëndësishme është që si pagat dhe përfitimet të mos ulen dhe të mos cënohen.

Nëse ka një retorikë të papërshtatshme, në raport me çfarë përfaqësojnë është retorika e gjyqtarëve të cilët duhet të jenë të përmbajtur, shumë institucional. Kryeministri në fund të ditës jep llogari para qytetarëve të Shqipërisë. Ai është një aktor politik, i votuar nga 800 mijë veta dhe u drejtohet atyre. Ka një qasje ndryshe publike nga gjykata. Për çdo gabim që bën kryeminstri mban përgjegjësi drejtpërdrejtë një herë në katër vjet te qytetarët. Gjyqtarët janë arbitra përfshirë dhe kryeministrin. Kryeministri nuk i është drejtuar asnjë gjyqtari, nuk ka goditur pushtetin gjyqësor. Ka dhënë argumenta mbi argumenta të palës tjetër që në këtë rast është një shoqatë e gjyqtarëve, por nuk ka goditur asnjë”, tha Ndreca.

gjyqtaret kritika ndreca Pagat Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.