Ndriçim Babasi është tërhequr nga gara e primareve, pasi doli në balotazh nga votimi i djeshëm në Krujë.
Dy kandidatët më të votuar për ‘Primaret’ në Krujë dhe Fushë-Krujë ishin Ndriçim Bajram Babasi me 346 vota dhe Agron Loka me 548 Loka të cilët shkuan në balotazh pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë 50% të votave.
Por Babasi i ka dërguar degës së PD-së në Krujë një shkresë, ku thotë se ka hequr dorë nga gara.
Në kërkesë Babasi shkruan se nuk e shikon më të arsyeshme të vazhdojë garën për Primaret në PD Krujë për shkak të disa parregullsive ditën e votimit me listat dhe votuesit.

