Pas një humbjeje kolosale në peshë gjatë dy viteve, aktorja Rebel Wilson është shfaqur duke pozuar me bikini.

Rebel ka shpërndarë disa foto mahnitëse në Instagram që kur zbuloi se ka humbur 35 kg.

Shumë ndjekës e kanë përgëzuar për vullnetin dhe vendosmërinë që ka treguar drejt ndryshimit të pamjes së saj.
“Çfarë frymëzimi!” “E mahnitshme!” “Shkëlqen”, ishin këto disa nga komentet e lëna nga ndjekësit e saj nëpër postimet e shpërndara nga aktorja.

Kohët e fundit, Rebeli organizoi edhe një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me fansat e saj në Instagram dhe i pyeti ata: “Nëse do të shkruaja një libër, për cilat histori do të interesoheshit?”.