Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

08:18 / February 3, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7336
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi mblidhet këtë të martë, më 3 shkurt, në seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar 14 pika, ndër të cilat njëra prej tyre pritet të shoqërohet me debate politike. Bëhet fjalë për propozimin e shumicës për ndryshime në përbërjen dhe drejtimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Partia Socialiste kërkon rishikimin e formulës aktuale të komisionit, duke kaluar nga ndarja e barabartë mes mazhorancës dhe opozitës në një përbërje me 17 anëtarë, ku 9 do t’i përkasin PS-së, ndërsa 8 opozitës.

Po ashtu, propozohet që komisioni të mos ketë më dy bashkëkryetarë, por të drejtohet nga një kryetar i mazhorancës, ndërsa opozita të përfaqësohet me një nënkryetar.

Sipas socialistëve, këto ndryshime janë të domosdoshme për të garantuar vijimin e punës së komisionit, pas bojkotit të mbledhjeve nga opozita.

Pas mungesës së opozitës në mbledhjen e fundit të Komisionit të Reformës Territoriale, mazhoranca ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga kërkesa, e cila pritet të shqyrtohet dhe votohet sot në seancë.

Partia Demokratike nga ana tjetër pretendon se nuk ka marrë pjesë për shkak të agjendave paralele dhe jo për arsye bojkoti. Madje një ditë më parë në mbledhjen e zhvilluar nga Kryesia e PD-së, demokratët kanë vendosur që të mos i bojkotojnë komisionet e posaçme të reformës territoriale dhe zgjedhore.

Ndryshimi i qëndrimit të demokratëve erdhi vetëm pak orë pasi socialistët, deklaruan se do ta çonin përpara dhe do ta miratonin në seancën e së martës ndryshimin e përbërjes së komisionit, duke marrë edhe shumicën dhe drejtimin.

Kryetari i socialistëve, Arbjan Mazniku shpjegoi se ngutja për të ecur përpara me reformën territoriale u diktohet nga zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, por edhe nga procesi i negociatave.

Në rast se propozimi miratohet, drejtimi i Komisionit të Reformës Territoriale do t’i kalojë deputetit socialist Arbjan Mazniku, ndërsa Luçiano Boçi nga Partia Demokratike do të mbajë funksionin e nënkryetarit. Nga ana tjetër, PD ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së komisioneve paralele për të hartuar propozimet e saj për reformat.

Pavarësisht kundërshtive të opozitës, shumica parlamentare i ka votat e nevojshme për të miratuar ndryshimet e propozuara.

Diskutime të tjera

Në axhendën e Kuvendit përfshihen gjithashtu ndryshime në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, si edhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Po ashtu, do të zhvillohet një interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Deputetët do të diskutojnë edhe projektligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, si dhe një projektvendim për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm, në kuadër të Komisionit Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Pjesë e axhendës së sotme të Kuvendit është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027”.

kuvend ndryshime PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.