Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ndryshime në Kodin Rrugor, Balla: Në 3 vitet e para, kufizim të shpejtësisë për shoferët e rinj

10:56 / July 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture148
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka paraqitur këtë të mërkurë në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, disa propozime për ndryshime në Kodin Rrugor. Për të duhet limituar shpejtësia për shoferët e rinj të moshave të reja. Duke marrë shembullin e Italisë, Balla tha se kjo masë ul numrin e aksidenteve.

“Në këndvështrimin mendoj që ndryshimet që kanë të bëjnë me kufizim të shpejtësisë për të patentuarit për herë të parë të moshës së re i referohen modelit italian. Italia në kushtet e rritjes së numrit të aksidenteve nga moshat e reja ka ndërmarrë këtë politikë për tre vitet e para të djemve dhe vajzave të reja që marrin patentën dhe nga kjo lloj mase në legjislacionin përkatës rezultoi një masë e duhur. Më lejoni të bëj me dije që sot në Europë aksidentet rrugore nga të rinj shkaktojnë 25% të viktimave nga aksidentet rrugore.

Edhe KE ka nisur procedurat për një direktivë të re për vendosjen e kufizimeve. Ne kemi sjellë si propozim që të vendosim atë që ka një prej vendeve anëtare. Që tre vitet e para të ketë kufizim shpejtësie deri në 80 km. Pas tre vitesh mund të jetë arritur pjekuria. Duhet të kemi parasysh që këto lloj kufizimesh të ulin edhe rrezikun.

Një gjë tjetër që për mua është shumë e rëndësishme është numri i atyre që përfitojnë të kategoritë A dhe B. Çdo ditë e më shumë po na ulet numri i specialistëve mendoj që spostimi nga 65 në 70 vjeç është i domosdoshëm duke pasur parasysh që këta lloj specialistësh mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë punë deri në moshën 70-vjeç duke iu referuar eksperiencave europiane”, tha Balla.

Kodi Rrugor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi drejt Spanjës/ Në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

11:15 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.