Gjatë konferencës me gazetarët këtë të premte, kryeministri Edi Rama u pyet nëse do të ketë ndryshime në qeveri, ku u shpreh “Prisni edhe pak ditë, mbledhja e Asamblesë së PS vjen shpejt”. Po ashtu Rama u pyet nga gazetarët nëse ekziston një skenar i mundshëm për zgjedhje të parakohshme në vend. Megjithatë, kryeministri i quajti këto si thashetheme për nënçadrën e plazhit. “Mos humbni kohë me këto thashetheme që janë për nënçadrën e plazhit, por nuk janë për këtu në godinën e qeverisë”, tha Rama.
Postime te ngjashme
Add A Comment
