Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshimet Kushtetuese/ Bamir Topi: E mbështes nismën për uljen e numrit të deputetëve, një pjesë e tyre janë si polic trafiku

21:00 / April 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Topi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha janë në bashkëpunim të vazhdueshëm më njëri-tjetrin prej vitesh.

Komentet Topi i bëri në emisionin “Frontline”, ku komentoi diskutimet mes PS dhe PD për ndryshime kushtetuese.

Teksa shprehu mbështetjen për nismën e kryeministrit për uljen e numrit të deputetëve, Topi tha se një pjesë e madhe e ligjvënësve nuk kanë asnjë funksion, veç asaj që ai e cilësoi si ‘ngritje dore me sinjal’.

“Pavarësisht se në publik lexohet ndryshe, por edhe për shkak se duhen 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese, unë e shoh që Rama-Berisha do e vazhdojnë bashkëpunimin në publik, sepse undergroënd ata bashkëpunojnë. Këtë e konstatojnë shumë njerëz që ne i diskutojmë në biseda të ngushta, por edhe shumë analistë që unë i dëgjoj nëpër studio. Nuk është e thënë që këta individë të takohen fizikisht, por kanë kanalet e komunikimit.

Njëri është i sigurit me këtë që ka në opozitë, kurse tjetri e di deri se ku arrin dhe është i kënaqur me kaq. Ndryshimet që pritet të vijnë nuk janë në rëndësinë e ndryshimeve të vitit 2008. Së pari për uljen e numrit të deputetëve. Unë do ta mbështesja. Rama nuk është zëri i parë që flet për ulje të numrit të deputetëve. Unë e mbështes. Shumë njerëz në mazhorancë e pëlqejnë reduktimin e numrit të deputetëve në Parlament.

Është një parlament që edhe sikur ta çosh sot me 60 deputetë, nuk ndryshon asgjë. Aty ke deputetë që nuk bëjnë asgjë, veçse ulin dhe ngrenë dorën me sinjal, me mesazh. Janë më të rëndomtë se Polici i trafikut. Polici i trafikut është në stres të atij numri të madh makinash në një vend ku s’ka semafor, ndërsa ata i fusin një mendje të ftohtë dhe e kanë sjellë Parlamentin në ditën më të zezë”, tha mes të tjerash Topi.

Bamir Topi kushtetuese mbeshtes ndryshimet numrin e deputeteve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.