Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ndryshimi i gjeneraliteteve, Klosi: Berisha ka bërë 2 shkelje, i ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme dhe s’i ka deklaruar! Ledio Braho: KQZ ka nisur procedurat

22:27 / September 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatos Klosi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë që presioni i SHBA për ta përjashtuar nga Kuvendi është i madh, Sali Berishës i del në pah një tjetër skandal që i rrezikon atij mandatin e deputetit vetëm 2 ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Disa dokumenta të publikuara sot nga “Dita” tregojnë se falsifikim të regjistrit të Gjendjes Civile dhe për më tepër, falsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit, gjë që sipas ligjit, çon në heqjen e mandatit të deputetit dhe në dënimin e ish-kryeministrit. Berisha ka ndryshuar datëlindjen nga 15 e në 16 tetor, kur në fakt e ka më 1 korrik dhe ky falsifikim ka pasoja ligjore sipas Ligjit për Dekriminalizimin pasi nuk i ka deklaruar.

I ftuar në “Repolitix” në Report TV Fatos Klosi ish kreu i SHISH tha se Berisha ka bërë 2 shkelje, njëra është që s’i ka deklaruar ndryshimet e gjeneraliteteve dhe e dyta është se këto ndryshime i ka bërë në mënyrë të paligjshme pa një vendim gjykate.

“KQZ e ka këtë informacion, ska pasur këllqe ta përjashtojë. Gjendja civile ia ka çuar kqz dhe ai prap ka firmosur. Ai ka deklaruar se ska pasur ndryshime, kqz e ka dhe ska reaguar. Nuk është për të thënë që nuk dihej kjo, dihej zyrtarisht, ndryshimi i gjeneraliteteve është bërë në mënyrë të paligjshme. Kanë kërkuar të ndryshohet gjeneraliteti i kryeministrit në atë kohë. Edhe ndryshimi është i paligjshëm nuk është vetëm problemi që se ka ndryshuar. Problemi i parë është se në pozitat e kryeministrit ka kërkuar që ti ndryshojë dhe problemi i dytë është se nuk e ka deklaruar. Këto ndryshime i ka bërë në 2009 kur ishte kryeministër, ka vajtur zv.minitri që i ka ndryshuar. Ai  e ka fshehur qëllimisht identitetin”, tha Klosi.

Anëtari i KAS Ledio Braho tha se kjo çështje mund të shkojë në KAS për shqyrtim dhe në dijeninë e tij  KQZ ka nisur procedurat.

“Kjo është një çështje që mund të vijë për shqyrtim në KAS. Rruga është përmes KQZ, është ai që merr një vendim. Rasti i fundit që pati vendimmarrje nga kas është rasti i fundit i krybashkiakut ntë mallakastrës. Ai skishte deklaruar një akuzë të ngritur ndaj tij. Ai u shfajësua nga akuza, unë isha kundër në fakt por vendimi u mor me shumicë votash. Mbetet për tu parë nëse mund të ngrihet kjo çështje. KQZ në dijeninë time ka iniciuar procedura”, tha ai.

Berisha Fatos Klosi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.