Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Ndryshimi i strukturës në kupat e Europës, rriten shanset për klubet shqiptare

21:08 / May 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Skenderbeu ne Europe1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skënderbeu mbetet klubi i vetëm shqiptar që ka arritur të marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Por me ndryshimet e fundit që ka bërë UEFA, që do të hyjnë në fuqi në sezonin 2024-2025, shtohen shanset për klubet shqiptare që të marrin pjesë në fazën e grupeve.

Në krahasim me të shkuarën, jo vetëm që është shtuar edhe një kompeticion i ri, Liga e Konferencës, është shtuar edhe numri i skuadrave që marrin pjesë në fazën e grupeve, nga 32 në 36. Sipas këtij formati të ri i bie që në tri kompeticionet që organizon UEFA, Champions, Liga e Europës dhe Liga e Konferencës, të marrin pjesë 108 klube europiane në fazën e grupeve. Kështu që drejtuesit e klubeve shqiptare duhet ta mendojnë mirë këtë ndryshim formati dhe me plane dhe strategji të qarta mund të arrijnë që të kapin fazën e grupeve, ku pa dyshim edhe përfitimi financiar do të ishte i konsiderueshëm.

FORMATI I RI- UEFA ka bërë zyrtar një ndryshim madhor në kompeticionet e saj, duke reformuar në mënyrë të dukshme, të tre turnetë për klube që zhvillon: Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës. Sistemi i ri do të hyjë në fuqi që nga edicioni 2024-2025 dhe do të jetë një ndryshim i madh në krahasim me atë që jemi mësuar të shohim deri më sot. Tashmë në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, ku do të marrin pjesë 36 skuadra dhe jo 32, nuk do të ketë më grupe të mbyllura me katër skuadra që përballen në shtëpi dhe jashtë fushe me njëra-tjetrën.

UEFA111

Sistemi ri i me ligë të hapur, i ashtuquajtur “modeli zviceran”, parashikon që secila skuadër të luajë me 8 të tjera të ndryshme, me 4 sfida në fushën e saj dhe 4 sfida në transfertë. Në fund do të grumbullohen pikët e skuadrave dhe ekipet që janë renditur në 8 vendet e para, shkojnë në fazën me eliminim direkt të turneut. Ndërkohë, skuadrat nga vendi i 9-të deri në vendin 24- t, do të ndeshen me sistem vajtje-ardhje për të shkruar në fazën e 16 më të mirave.

kupat ndryshimi struktures
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.