Në Itali presidenti i federatës ka lëshuar një deklaratë që me shumë mundësi do të ngjallë mjaft reagime. Gabriele Gavrina është i mendimit se “Seria A” duhet të ndryshojë rrënjësisht, duke filluar nga struktura organizative e kampionatit.

“Sistemi ynë po kalon një krizë që nuk ka nevojë vetëm për rregulla, por për një ndryshim të ri, duhet të ndryshojë drejtim. Në një mënyrë provokative do kisha folur për ‘play-off’ dhe ‘play-out’ në Serinë A. Kjo është një mënyrë për të hapur konkurrencën, por kjo është thjesht një ide dhe pastaj ne mund të krahasojmë. Mund të jetë një fazë e parë e kampionatit me 10 skuadra në ‘play-off’ dhe 10 në ‘play-out’, pastaj një fazë të dytë që do të gjenerojë interes.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here