Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ndryshimi/ Targat e automjeteve, Drejtoria e Transportit Rrugor: Nga 11 shkurti aplikimi online!

11:36 / February 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
targe prove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga dita e sotme, 11 shkurt, aplikimi për targat e provës mund të bëhet online.

“Zgjidhet një tjetër shqetësim i shumë subjekteve tregtare. Subjektet nuk do të sorrollaten më për të siguruar për automjetin e tyre një Targë Prove. Nga data 11 shkurt, aplikimi dhe ndjekja e procedurës do të bëhet  online me qëllim shmangien e vonesave dhe abuzimit” njofton Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas DPSHTRR-së subjektet do të mund të aplikojnë online edhe për rinovimin e autorizimeve të dhëna para 2018-s apo nëse do të bëjnë një aplikim të ri për sipas Licensës/Aktivitetit. Në kuadër të procesit të reformave për lehtësimin e shërbimeve, shumë aprovime e praktika po bëhen online.

“Nga 11.2.2019 Aplikimi për Targë Prove Online!

✔Rinovim i Autorizimeve të dhëna para 2018!

✔Aplikim i ri për subjektet sipas Licensës/Aktivitetit!

✔Aprovimi/Informimi me email! FUND sekserëve e sorrollatjeve!

✔Kategorizim i TPL sipas mjeteve”, shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Nga 1 shkurti, targat e Provës po jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem. Ndryshimi vjen me Librin e Lëvizjes që do të dokumentojë shasinë, datën, emrin e personit në timon (përgjegjësi/vartësi i subjektit)!

“DPSHTRR do të rinovojë targat e dhëna më parë duke aplikuar kushtet e reja. Ndryshimi lehtëson kontrollin nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, zgjidh problemin e vjetër të autorizimit të kufizuar vjetor duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes (kush lëviz më pak, shpenzon më pak), rritet e drejta e përdorimit nga çdo i autorizuar/punësuar/vartës i subjektit, disiplinon në vetvete lëvizjet me këtë targë duke u bazuar te vetëdeklarimi në Librin që shoqëron targën në automjet dhe i jep seriozitet vetë Targës së Provës për një mbulim të plotë këtej e tutje me TPL nga siguracionet. Tarifat ekonomike, rinovim i të gjitha targave aktualisht në përdorim ose që kishin skaduar si autorizime!” njofton DPSHTRR.

aplikimi targe prove

automjete Drejtoria e Transportit online rrugor Targat Transportit Rrugor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy shpërthime me eksploziv në Durrës brenda pak minutash, shënjestër një lokal dhe një garazh

09:26 / September 3, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, dyshohet për një të vrarë

09:22 / September 3, 2026

Pesë celularë gjenden në burgun e Durrësit, pajisjet i kalojnë SPAK-ut për ekspertizë

09:16 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.