Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshojnë rregullat për nënshtetësinë greke, por testi i gjuhës mund të penalizojë shqiptarët

09:15 / April 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndremjetesi kulturor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projektligji i ri për nënshtetësinë greke është votuar në parlamentin Helen dhe ndryshimet prekin edhe interest e shqiptarëve që jetojnë atje. Me të dhënat e reja intervista para komisionit për natyralizimin do të zëvendësohet nga një test standard, bazuar në pyetje të parapërgatitura dhe të publikuara.

Ndërmjetësi kulturor në ndihmë të emigrantëve në Greqi, Fatos Malaj, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” thotë se ky test gjuhe mund të penalizojë shumë shqiptarë për marrjen e nënshtetësisë greke.

“Në këtë kuadër për konstatimin e njohurive të kërkuara të gjuhës greke, me shkrim dhe me gojë, parashikohet testim i gjuhës greke paralel me nivelin B1. Besoj se kjo procedurë rreptësisht e standardizuar mbart rrezikshmërinë të përjashtojë shumë shtetas të huaj, të cilët dhe pse kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës së folur, u mungojnë njohuritë gramatikore për të kaluar me sukses testin me shkrim”, thotë Malaj.

Më tej ai thotë se qeveria greke nuk ka bërë asgjë lidhur me mësimin e greqishtes nga emigrantët. “Gjithashtu është fakt i pamohueshëm mungesa e iniciativave të qeverisë për të organizuar mësime të gjuhës greke për të rriturit, me rezultat një numër i konsiderueshëm i kandidatëve të drejtohen në kurse private me kosto të lartë, çfarë e bën procedurën të papërballueshme”, vijon ai.

TESTI I NATYRALIZIMIT


Testi i natyralizimit do të ketë 20 pyetje të përzgjedhura në mënyrë elektronike dhe rastësisht nga një “bankë” prej 300 pyetjesh, përgjigjet e të cilave do të jenë në dispozicion të të interesuarve në faqen elektronike të ministrisë. Për aplikantët e nënshtetësisë greke do të shtohet dhe provimi i greqishtes me shkrim. Aplikuesit për nënshtetësinë do të japin dhe provim me shkrim dhe duhet të kenë nivelin A1, kurse me gojë nivelin B1. Gjithashtu do të bëhet dhe ulje e tarifave që paguajnë aplikantët për marrjen e nënshtetësisë me paravolon e natyralizimit, pra nga 700 euro bëhet 550 euro. Por në rast se nuk kalon në komision dhe dikush do bëjë kërkesë për rishikim të dosjes, paravolo është 100 euro. Sipas hartuesve të ligjit të ri, qëllimi i dispozitave të reja është që të racionalizojë, thjeshtojë dhe unifikojë procesin e natyralizimit (politografisë).

ndryshojnë nënshtetësinë penalizojë rregullat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.