Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ndryshojnë rregullat për transportin urban në Tiranë, ja si merret aboneja

20:38 / July 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
autobuse tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga data 1 gusht e në vazhdim abonetë do të shiten vetëm pranë kioskave të stacioneve të autobusëve duke vendosur emrin mbiemrin dhe fotografinë e personit që do e blejë. Në të kundërt ata nuk do të lejohen të udhëtojnë me autobus.

Si dhe cilido përdorues tjetër i abonesë që nuk përputhet me të dhënat personale të shkruara në abone nuk do të pranohet në autobus. Me këtë format të ri, pothuajse të njëjtë me kartën e identitetit, nuk janë të kënaqur personat që e kanë të përditshëm lëvizjen me transport publik.

“Nuk jam dakord që fotografinë e të dhënat e mia të përdoren diku tjetër, ok në pashaportë dhe ID por jo në abone. Nuk jam dakord është kundra ligjit, në asnjë vend të botës nuk përdoren të dhënat personale në abone. Pse spaskam të drejtën që abonenë e përgjithshme ta përdorin dy tre familjarë të mi. aboneja ka një vlerë shumë të madhe 16 mijë lekë është e papërballueshme me 230 mijë lekë rrogë. Do kisha dëshirë të bëhej me kartë, të rinovueshme ku të mos kishim fare kontakt me faturinon se komunikimi i tyre lë për të dëshiruar”, shprehen qytetarët.

Por Shoqata e Transportit Qytetas e shikon të nevojshme këtë ndryshim, të bazuar sipas tyre në udhëzimin për modelin e abonesë, pasi ato shiteshin të falsifikuara nga kushdo duke ulur kështu ndjeshëm të ardhurat. Ndaj tashmë abonetë do të shiten vetëm pranë stacioneve të autobusëve dhe të personalizuara.

“15%-20% e operatorëve janë falsifikatorë, prandaj do t’I forcojmë edhe më tepër kërkesat te aboneja. Do vemë edhe pullë sigurie tek abonetë më vonë. Kjo është në zbatim të ligjit 8308, neni 10 dhe në zbatim të udhëzimit 436 mbi modelin dhe standardin e biletave për transportin e udhëtarëve”, ka thënë sekretari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Kujtim Hyka.

urban
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.