Pas shumë vitesh edhe Air Force One do i nënshtrohet ndryshimeve dhe për herë të parë presidenti Donald Trump në një intervistë ekskluzive për ABC Nevvs ka zbuluar dhe fotot se si do të jetë dizajni i ri.
Në fakt dizajni aktual, përveç disa ndryshimeve të vogla, është pothuajse i njëjti që nga koha e presidentit Kenedi.
Ndryshimet u njoftuar që korrikun e shkuar nga vetë Trump, për të rinovuar siç e quajti ai “flotën e plakur” të avionëve presidencialë. Por tani tregoi me foto planin e tij me bojën patriotike: të kuq, të bardhë dhe blu.
“Kishim zgjedhje të ndryshme këtu,” tha Trump, duke treguar imazhet që ai tha se e kishte projektuar vetë. “Këto janë të gjitha paksa të ndryshme.”
“Air Force One” është çdo avion që mban presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe më së shpeshti është një Boeing 747-200B.
Megjithatë Trump do të duhet të presë pasi flota e re nuk do të jetë gati deri në vitin 2024. “Unë po e bëj këtë për presidentët e tjerë,” tha Trump, “jo për vete”.



