Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshon buxheti, 5.9 mld lekë për bonusin e fundvitit

10:40 / October 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unnamed 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka miratuar Akti Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2025.

Sipas Ministrisë së Financave, pas analizës së performancës 8-mujore të treguesve buxhetorë dhe fiskalë, u vendos që të bëhet një rishikim i buxhetit për të reflektuar zhvillimet e reja dhe për të harmonizuar parametrat financiarë me ecurinë aktuale të ekonomisë.

Në total, 21.8 miliardë lekë janë akomoduar për shpenzime korente dhe kapitale, përmes rishpërndarjes së kursimeve dhe hapësirave të tjera fiskale.

Nga këto, 7.97 miliardë lekë i dedikohen rritjes së investimeve me financim të brendshëm, me fokus në infrastrukturë, dixhitalizim dhe projektet publike me prioritet.

Po ashtu, buxheti parashikon një fond shtesë prej 5.9 miliardë lekësh për bonusin e fundvitit për pensionistët, duke e çuar në 9.7 miliardë lekë fondin total të dedikuar për këtë politikë sociale në vitin 2025.

Nga ana tjetër, të ardhurat e përgjithshme pritet të rriten me 12.1 miliardë lekë, falë tejkalimit të të ardhurave tatimore, doganore dhe të kontributeve shoqërore.

Një ndër elementët kryesorë të këtij akti është ulja e deficitit buxhetor në 61.6 miliardë lekë ose 2.4% të PBB, nga 2.6% e parashikuar në buxhetin fillestar. Ministria thekson se kjo ulje lidhet me menaxhimin më të mirë të borxhit publik dhe kushtet më të favorshme të financimit.

buxheti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.