Lirohet nga detyra kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Elbasanit, Mariglen Disha.
Në vend të tij, në këtë post është emëruar Etleva Knuti, e cila më herët ka qenë Përgjegjëse e Zyrës së Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Elbasanit.
Mariglen Disha ka drejtuar prej 10 vitesh Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Korçë ,Elbasan e Tiranë, ndërsa mësohet se është transferuar në një tjetër detyrë të rëndësishme në Tiranë.
