Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshon sërish ligji, ja çfarë u ndalohet duhanpirësve

20:56 / July 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iStock 838748284
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi miratoi sot ndryshimet në ligjin “për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se do të ndalohet konsumimi në ambiente të mbyllura edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile, që janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

Do të ndalohet gjithashtu shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike (mente, vanilje etj) si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh, si masa për të dekujaruar duhanpirjen.

“Këto ndryshime ligjore, nuk janë thjeshtë dhe vetëm ndryshime që forcojnë masat për kontrollin e duhanpirjes por në thelb dekurajojnë konsumimin e duhanit, duke ulur rrezikun e prekjes së popullatës së shëndetshme nga semundjet kardiovaskulare apo ato të mushkërive”,tha Manastirliu.

Duke theksuar se ndryshimet në projektligj janë hartuar në frymën e Direktivës 40/2014 të BE si dhe Konventës Kuadër të OBSH për kontrollin e duhanit dhe të konsultuara me grupet e interesit, Manastirliu tha se ndryshimet parashikojnë edhe forcimin e masave ndëshkuese në rast të moszbatimi të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit nga produktet e duhanit.

“Ndryshimet kane për synim të forcojnë implementimin e ligjit dhe shtimin e mbrojtjes për qytetarët që ekspozohen në mënyrë të pavullnetshëm ndaj tymit të duhanit. Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë.

Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë gjatë fjalës në Kuvend.

Në fund të fjalës saj Manastirliu theksoi se do të fillojë një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi për të informuar qytetarët mbi ligjin e ri të duhanit.

Mbrojtjes Sociale ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.