Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ndryshon skema e pensioneve, një pjesë e sigurimeve kalon te privati

08:10 / June 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pleqeria plakja pensioniste 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) është ngarkuar që gjatë këtij viti të analizojë ndikimet që mund të ketë shtimi i kolonës së dytë në skemën e pensioneve. Bëhet fjalë për kolonën që çon një pjesë të kontributeve të sigurimeve shoqërore tek kompanitë private me detyrim.

Aktualisht skema e pensioneve në vend përbëhet nga kolona e parë që janë kontributet në shtet dhe kolona e tretë që është private vullnetare. Por çfarë ka kërkuar saktësisht Kuvendi nga AMF në rezolutën për aktivitetin në vitin 2019 dhe për detyrat në këtë vit.

“Të fillojë puna për hartimin e një dokumenti fillestar, i cili të shërbejë si orientim dhe prezantim, për nisjen e hartimit të nismave ligjore, në lidhje me zgjerimin e skemës së pensioneve private dhe rregullimin ligjor të mënyrës së organizimit të kolonës së dytë të pensioneve private. Materiali të paraqesë, pa u limituar, analizën e plotë të risqeve dhe anëve pozitive për sa u takon kapaciteteve financiare që AMF-ja beson se janë ende të lira e që parashikohet se do angazhohen në skemat e pensioneve private” thuhet rezolutë.

Me këtë kërkesë i hapet rrugë asaj që ka vite që përflitet për përfshirjen e kolonës së dytë në skemën e sigurimeve. Ekspertë të fushës llogarisin se zakonisht kontributi i detyrueshëm në këtë skemë varion 3-5 për qind e kontributeve totale që paguhen si kontribute të sigurimeve shoqërore.
Kjo do të thotë që sot dikush që është i siguruar paguan 23 për qind të pagës së tij si kontribute pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Nëse shtohet kolona e dytë një pjesë e këtyre kontributeve do të shkojnë automatikisht tek privati sipas përqindjes së miratuar. Kolona e tretë private vullnetare është në dorën e secilit për ta zgjedhur ose jo.

Nga përllogaritjet që janë bërë më herët, në kushtet kur kjo kolonë diskutohet prej vitesh rezulton që në këto skema të grumbullohen në një vit gati 13.5 miliardë lekë të cilat rriten progresivisht çdo vit. Ajo që ndodh me paratë e grumbulluara në këto skema është investimi në instrumente financiare të sigurta, diçka që përcaktohet me ligj për të garantuar kthimin e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

09:29 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.