Nga 1 Qershori tatimi mbi pagat do të llogaritet me një formulë të re. Kështu, më shumë se 58 mijë të punësuar do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit Qershor, për shkak të zerimit të normës tatimore për për pagat nga 0-50 mijë lekë. Më ligjin e aplikuar deri më tani, kufiri i pagave të patatueshme ishte në 40 mijë lekë dhe 6.5 për qind të shumës mbi 30 mijë lekë për pagat nga 30-50 mijë lekë.
Tashmë norma tatimore prej 6.5 për qind është hequr, duke bërë që punonjësit që paguhen nga 40-50 mijë lekë të përfitojnë shtesë mbi pagë që varion nga 650 lekë deri në 1300 lekë/muaj për secili kufi. Edhe pse kjo masë pritej të hynte në fuqi në muajin Janar, ka kaluar dhe është botuar në Fletoren Zyrtare si pjesë e ligjit të tatimit mbi të ardhurat.
Në kufirin 40-50 mijë lekë janë afro 58 mijë punonjës përfitues. Ndërkaq, me ligjin e ri përfitues do të jenë edhe të punësuarit me paga 50-60 mijë lekë. Pasi tatimi mbi pagën do të llogaritet 13 % e shumës mbi 35 mijë lekë. Pra në këtë rast paga e tatueshme do të jetë 25 mijë lekë.
Ndërsa për individët me paga mbi 60 mijë lekë nuk do të ketë ndryshime në taksim, pasi formula do të qëndroje e njëjtë, zero tatim deri në kufirin 30 mijë lekë, 13 % shumës mbi 30 mijë lekë deri në 200 mijë lekë, dhe 23 për qind për pagat mbi 200 mijë lekë. Sipas ligjit të zbatuar deri më tani, tatimi për individët që paguheshin nga 50 mijë-200 mijë lekë, llogaritej zero 30 mijë lekë dhe 13% e shumës mbi 30 000 lekë. Për pagat mbi 200 mijë lekë, aplikohej norma tatimore 23 për qind.