“Skenderbeu bashkëkohës” me autor shkrimtarin dhe poetin Ndue Dedaj ishte rasti që intelektualë të shumë, miq të librit dhe të historisë nga Lezha, Tirana e Mirdita të mblidhen në një nga sallat e Qendrës Kulturore të Lezhës, për tu njohur me këtë vepër që vjen para lexuesit pikërisht në përvjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar. Salla ka qenë e tejmbushur me me shkrimtarë, poetë, piktorë, klerisë dhe drejtues të kulturës dhe arsimimit të qarkut Lezhë.
I shpallur si viti i Skenderbeut viti që lamë pas ishte rasti i mirë për shumë autorë nga fusha të ndryshme për të sjellë një Gjergj Kastriot sa më afër brezave. Ndërsa libri me autor Ndue Dedajn “Skenderbeu bashkëkohës” është një përpjekje e suksesshme për të përcjellë një Skenderbe shumë pranë realitetit, sa më larg mitizimeve që i janë bërë në shekujt që lamë pas. Pra në librin e Ndue Dedajt kemi një “Skendebe” me këmbë në tokë të cilin autori e sjell ashtu natyrshëm sipas përshkrimeve që i bëjnë njerëzit e thjeshtë, nga e gjthë hapësira mbarëkombëtare duke filluar nga Kosova, Shqipëria dhe Çamëria. Autori Ndue Dedaj nuk ka përtuar për të shkelur në çdo vend ku ka legjenda, ku ka pasur Gjergj Kastriot, ku flitet më shumë për të në çdo vend të Shqipërisë natyrale nga ekstremi lindor i Kosovës e në Çamëri. Pra në këtë libër kemi një “Skënderbe nga populli” ku nuk mungojnë interferimet shkencore historike. Ndaj edhe vetë libri ka titullin e tij “Skenderbeu bashkëkohës”, pra një Skenderbe të ditëve tona.
Kjo u cek edhe nga drejtuesi i këtij promovimi Bardhok Pulaj i cili në fillim ka falenderuar të pranishmit dhe vetë autorin për krijimin e sjellë në përvjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë të kombit. Më tej zoti Bardhok Pulaj i ka dhënë fjalën Ipeshkëvit të Dioqezës së Rrëshenit Imzot Gjergj Meta i cili ndër të tjera tha:
“..Unë mendoj se dita e sotme nuk është një kremtim i autorit, pasi për Ndue Dedajn do ketë kohë besoj edhe në të ardhmen që të flitet, por sot është një ditë kremtuese për përmbajtjen e këtij libri për Gjergj Kastriot Skenderbun, i cili sot është edhe përvjetori i vdekjes, pra 17 janari. Pra për këtë është zgjedhur kjo ditë, për këtë që arbëreshët e quajnë Kryezot, Kryezotin tonë. E të nderosh figurën e Gjergj Kastriotit nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme, nuk do të bëhet kurrë sa duhet, kurrë. I kemi borgj kombin atij, i kemi borgj identitetin atij. Me kthimin e tij në Shqipëri, me luftën që udhëhoqi kundër më shumë se sa pushtimit, kundër asimilimit që perandoria osmane solli me vete, por me në krye Skënderbeun u arrit që shqiptarët të mos asimilohen, por të mbesin shqiptarë. Pavarësisht se përqafojmë fe të ndryshme, mbesim në thelb komb shqiptar.
Po pse duhet lexuar ky libër. Ndue Dedën shumë nga ju e kanë lexuar edhe në të kaluarën, por ky libër ka meritën sepse autori ka shkelur çdo vend ku historia thotë se ka qenë ose mund të ketë qenë Gjergji. Autori nuk është kursyer, ka shkuar në çdo vend, i ka shkel vendet fizikisht ka takuar njerëz në ato vende, ka marrë impresione e përshtypje prej tyre dhe i ka shënuar, i ka shënuar me mjeshtërinë që e karakterizon profesorin. Prandaj ky libër nuk është libër i bërë në tavolinë, prej zyrës, prej studios, sikurse bëhen shumë libra dhe naj herë rezultojnë edhe plagjiatura. Prandaj ky libër ja vlen, sepse sjell freskinë e vet, ka prek veten. Dhe më pëlqen se presori nuk ka bërë “mirditorin” por e ka nxjerrë Skenderbeun prej të gjitha vendeve, e ka lënë të lirë Skenderbeun me lind ku të dojë Ai. I uroj suksese edhe në të ardhmen edhe të gjthë sëbashku ta gëzojmë Skenderbeun.
Ndërsa botuesi Frano Kulli, tashëm drejtor i bibliotekës së Lezhës tha se për faktin se është botuar në shtypshkronjën time, më bën të ndihem shumë ndryshe. Por mund të them libri që ne po promovojmë “Skenderbeu Bashkekohes” është në zhanrin e publicistikës më të arrirë, është një prej arritjeve në gjykimin tim.
Ndërsa Suela Bala, gazetare dhe këshilltare e ministres së Kulturës, shprehu mirënjohje e vecantë për Lezhën, Mirditën por edhe për librin. Unë ende nuk e kam lexuar librin. Në fakt në promovime librash gjthmonë kam pas mardhenie shumë të keqe me ata qe flisnin për librin, pa e lexuar atë. Kështu që nuk do flas për librin, por do flas si një lexuese që pres me kënaqësi ta lexoj atë. Shpresoj shumë se ky libër të zbresë heroin nga podiumi. Unë besoj se ne vuajmë në faktin e identitetit. Për një kohë shumë të gjatë nëse do të kishim jetësuar përvojat dhe përmasat e heronjve, do ishim ndoshta një shoqëri më solide. Ka ndodhur për fat të keq që heronjtë kanë qenë në podiumet e tyre, janë përkujtuar në festa e përvjetorë pa qenë dot pjesë e ekzistencës në kohën e tij, në kohëshmërinë e tyre. Për sa kohë jemi për të gjurmuar e për të risjellë në kohën tonë gjurmët e një heroi, janë të gjitha shanset që ta përjetësojmë këtë hero në ekzitencën tonë të përditshme, ka përfunduar gazetarja dhe këshilltare e Ministres së Kulturës, Suela Bala.
Më tej piktori Pashk Përvathi ka folur mbi impresionet e tij gjatë punës për krijimit të një Skenderbeu në kopertinën e këtij botimi. Por edhe të tjetërë miq të librit e të vetë autorit si Preng Pepa etj, kanë dhënë impresionet e tyre duke e vlerësuar librin si një kontribut të jashtzakonshëm për plotësimin e figurës së Skenderbeut e sidomos për përpjekjen e tij për të sjellë një figurë me këmbë në tokë, shumë afër realitetit të kohës. /PirustiNews/