KreuLajmet e Fundit“Në 11 dhjetor do jetë një kakofoni”, Zogaj: Këta kanë thirrur më...

“Në 11 dhjetor do jetë një kakofoni”, Zogaj: Këta kanë thirrur më shumë njerëz se delegatë, për të përzierë numrat! A do ta hedhin në votim vendimin e Bashës?

Analisti Preç Zogaj teksa komenton Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha në 11 dhjetor thotë se do të jetë një kakofoni dhe kjo për shkak se aty janë thirrur më shumë njerëz sesa delegatë.

Sipas Zogajt, Basha publikisht ka dëshmuar se ka shumicën në kryesi, ndërsa për foltoren thotë se ka ndërtuar një të folur që është përjashtuese. “Edhe do të bësh kuvend bashkimi dhe ke startuar që në fillim me një ligjërim përjashtues”, thotë analisti Zogaj.

Analisti ngre pyetjen: Në Kuvendin e datës 11 dhjetor, a do të hidhet në votim vendimi i Lulzim Bashës, që përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar?

“Të dy kuvendet do mblidhen, secila palë do mblidhet sepse secila pretendon se i ka delegatët.

Prania e një shumice i jep një drejtim zhvillimeve.  Mënyra si e kanë thirrur kuvendin i ka dhënë municion Bashës  për ta kundërshtuar, sepse pala tjetër presupozon se e ka shkarkuar Bashën.

Gjithë ligjërimi, kanë ndërtuar një të folur që është përjashtuese. Edhe do të bësh kuvend bashkimi dhe ke startuar që në fillim me një ligjërim përjashtues.

Kjo mazhorancë duhet të verifikohet në rrugë institucionale. Unë kam thënë që Lulzim Basha duhet të dalë në terren, por ai ka strategjinë e vet. Unë do isha dakord për të hapur garën për kryetarin e PD, por ju nuk keni këtë plan. Pala e foltores nuk e ka këtë plan, pala e foltores është e pandershme.  

Në 11 do të bëjnë një mbledhje. Këta kanë thirrur më shumë njerëz se delegatë, për të përzierë numrat. Do ketë dhe anëtarë të PD që përzihen me delegatët dhe do jetë një kakofoni. E kanë armatosur, është zgjedhja që ka bërë Berisha, ka zgjedhur që të kalojë mënjanë statutit.

Basha publikisht ka dëshmuar se ka shumicën në kryesi.

Aty mungon një gjë për të cilën ka nisur foltorja, thelbësorja është se këta e kanë nisur foltoren duke e akuzuar Bashën se ka marrë një veprim në kundërshtim me statutin dhe se nuk ka pyetur partinë.

Tani këta do ta hedhin në votim vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës? Pra do shprehet Kuvendi që Sali Berisha nuk duhet të pezullohet, sepse për këtë ka nisur?!”, tha Preç Zogaj në Opionion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

spot_img