Në të njëjtën orë që GJKKO pritet të shpallë vendim për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar të mbajë konferencën e fundvitit.
Konferenca do të mbahet në sallën e hartave në kryeministri në orën 12:00.
Fokusi i konferencës do të jetë një përmbledhje e arritjeve e sfidave përgjatë vitit 2023 dhe prezantim i objektivave për vitin e ri, 2024.
Gjykata e Posaçme pritet të marrë sot në orën 12:00 vendimin për masën e re të kërkuar nga SPAK, arrest shtëpie me polic tek dera për Sali Berishën. Ndërkaq avokatëve të Berishës iu dogj afati dje për të dorëzuar kërkesën e tretë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Avokatët e tij thanë se gjykata nuk i dha vendimet e arsyetuara pse kërkesat e mëparshme të tyre janë rrëzuar, duke i lënë shteg një tjetër tentative për të zvarritur procesin.